Flash News

KRYESORE

I gjenden në makinë 20 kg lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

I gjenden në makinë 20 kg lëndë narkotike, arrestohet

Policia në Lucca të Italisë ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, rezident në Pizza, pasi sapo ka parë patrullën e Viareggios, ka rritur shpejtësinë për t’u larguar.

Policët kanë dyshuar dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte. Në makinë, policët kanë parë një qen pitbull, por një prej policëve kishte punuar me zbutjen e qenve dhe ka arritur ta afrojë pitbullin.

Pas kontrollit në bagazh janë zbuluar 20 pako me 1 kg amnesia secila, një lëndë narkotike që përbëhet nga marijuanë e përzier me metadon dhe heroinë. Një koktej vdekjeprurës, që shkakton dëme serioze të trurit.

Shitja e kësaj sasie droge do t’i sillte 250 mijë euro shqiptarit. Policia ka vënë në shqiptarin duke i sekuestruar makinën dhe mallin, ndërsa qeni i është dhënë familjarëve të tij.

Të fundit