Flash News

KRYESORE

I gjetën kokainë të fshehur në mur, FNSH arreston në flagrancë pronarin e lokalit “Bar lloto”

I gjetën kokainë të fshehur në mur, FNSH arreston në

Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në Lushnjë, pasi gjatë një aksioni për kontrollin e këtyre subjekteve nga FNSH u gjetën të fshur në murin e barit 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë. “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lokalin “Bar lloto” në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Të fundit