Flash News

KRYESORE

I gjetën në oborrin e shtëpisë fidanë e kubikë me kanabis, pranga të riut, “falet” 80-vjeçari nga Fushë Kruja

I gjetën në oborrin e shtëpisë fidanë e kubikë me

Një i ri është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa”, sqaron policia, ndërsa po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Të fundit