Flash News

KRYESORE

I ‘gjuajtën’ të dashurën, sherr me thika përballë Presidencës në Tiranë, plagosen tre të rinj

I ‘gjuajtën’ të dashurën, sherr me thika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash përballë godinës së Presidencës në Tiranë.

Për pasojë, 3 të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë mbetur të lënduar.

Sipas “News 24” shkak për këtë ngjarje është bërë fakti se dy nga të rinjtë kanë ngacmuar të dashurën e një të riu që po kalonte përballë Presidencës.

Për pasojë, tre të rinjtë kanë nxjerrë thikat dhe kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin. Fillimisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy motorë të policisë dhe më pas 4 efektivë, të cilët kanë shoqëruar të rinjtë për në autoambulancë.

 

 

Të fundit