Flash News

KRYESORE

I heq çatinë shtëpisë për të kultivuar kanabis, kapet 'mat' përmes pamjeve me dron tepelenasi

I heq çatinë shtëpisë për të kultivuar kanabis,

Një 50-vjeçar nga Memaliajt, i identifikuar si Pajtim Baka, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi të pabanuar.  Mësohet se, gjatë kontrollit nga ajri në Memaliaj policia ka pikasur një shtëpi që i është hequr çatia, brenda së cilës kultivohej kanabis.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit