Flash News

KRYESORE

I hipën sipër të dashurit dhe e mbyt, 44-vjeçarja burg për vrasje të shkallës së tretë

Një 44-vjeçare nga Pensilvania, 136 kg, i ka marrë jetën të dashurit të saj duke i hipur sipër.

Windi Thomas, e sulmoi të dashurin Keeno Butler me thikë dhe me një këmbë tavoline pas një sherri që nisi në shtëpinë e tyre në Pensilvani në mars të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa sherri përkeqësohej ajo u ul sipër gjoksit të Keeno-s. Ai peshonte vetëm 54 kg, ndaj Windi e shtypi 44-vjeçarin për vdekje.

Tashmë ajo po kërkon që të dënohet për vrasje të shkallës së tretë që shkon nga 18-36 vite burg. Dyshja kishte rreth dy vite që dilnin bashkë por që ziheshin shumë me njëri-tjetrin.

Të fundit