Flash News

KRYESORE

“I hiqet viza kush cënon zgjedhjet”, Shehi gjen një tjetër ngjashmëri mes Edi Ramës dhe Enver Hoxhës

“I hiqet viza kush cënon zgjedhjet”, Shehi gjen një

Kreu i LZHK-së është i çuditur nga paralajmërimi i Ramës se kush cenon procesin zgjedhor më 30 qershor nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë në Europë apo SHBA. Në emisionin ‘5 pyetje’, Shehi e quan propozimin e Ramës si jo normal ndërsa shton se nuk ka ligj që mund t’i ndalojë shqiptarët të largohen.

“Me vjet të qesh sepse më kujtohet Enver Hoxha. Nuk e kuptoj se si një kryeministër kërcënon kundërshtaret se nuk do merrni vizë apo nuk do lejoheni te dilni jashte vendit. Ai flet sikur të ishte ministër i Jashtëm i Amerikës. Do prishi marrëveshjen e Shengenit ai?”, pyet Shehi duke shtuar:

“Është më shumë çështje mendore që nuk ka aspak lidhje me politikën. Ai nuk është normal nga trutë. Këto që thotë ky nuk i thotë një i ri normal. Nuk ka ligj shqiptar apo ndërkombëtar që ka lidhje me këtë”, deklaron Shehi, që nuk dëshiron të komentojë më tej këtë temë.

Të fundit