Flash News

KRYESORE

I hodhi çaj të nxehtë koleges teksa debatonin, aktori me origjine shqiptare Can Yaman përfundon në gjykatë

Aktori i njohur Can Yaman, i cili ka dhe origjinë shqiptare,  ka përfunduar në gjykatë dhe ky është një nga lajmet kryesore në mediat rozë në Turqi. Can Yaman u bë akoma më i njohur për publikun ndërkombëtar (përfshirë dhe Shqipërinë), me rolin e tij të "Can" në "Erkenci Kus". Can ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet nga një kolege e tij aktore, Selen Soyder, me të cilën ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”. Selen e akuzon aktorin se i ka hedhur çaj të nxehtë tek ajo teksa po debatonin. Ndërsa nga ana  tij, Can Yaman ka deklaruar se e ka hedhur gotën me çaj në dysheme, por Selen e mohon këtë. Yaman duhet t’i paguajë aktores 1200 euro. Aktualisht, Can Yaman po luan në një nga serialet më të ndjekur për momentin në Turqi me titull “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.
 
View this post on Instagram
 

7'yi izleyin güzel ..

A post shared by Can Yaman (@canyaman) on

Të fundit