Flash News

KRYESORE

I huazuar nga Juventusi, trajneri i Kukësit i pakënaqur me mesfushorin Ture

I huazuar nga Juventusi, trajneri i Kukësit i pakënaqur me mesfushorin

Gjatë merkatos së verës, Kukësi arriti një marrëveshje me klubin e Juventusit për huazimin e mesfushorit Omar Ture.

Pritshmëritë ishin të mëdha te 20-vjeçari i lindur në Guinea, aq sa drejtuesit e klubit veri-lindorë ishin të bindur se mesfusha e ekipit do të ishte e blindur për të gjithë sezonin.

Megjithatë, Ture rezultoi një zhgënjim i madh, pasi trajneri Cungu nuk e llogarit fare si pjesë të ekipit duke e dërguar disa herë në tribunë.

Gjasat janë që Ture të rikthehet të Juventusi në Janar dhe më pas të huazohet sërish në ndonjë ligë të ulët.

Të fundit