Flash News

KRYESORE

I iku Obama, ekipi i Veliajt ‘shkon’ në Oklahoma të SHBA-së për të kopjuar fushatën e Kikit

“Lidhe rripin, Kiki! Drake do të mirëkuptojë!”,- ky ishte mesazhi që iu shfaq banorëve të Tiranës në tabelat që ndodhen në hyrje të qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e publikoi në profilin e tij në ‘Twitter’ këtë mesazh duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e ‘trend’-it më të ri në internet.

Por ashtu siç ndodh shpesh, edhe kjo fushatë nuk ka qenë ide origjinale e ekipit të Veliajt, por thjesht një kopje nga SHBA. Ka qenë Departamenti i Transportit në Oklahoma që publikuar fillimisht një mesazh sensibilizues në rrugët e qytetit.

“Buckle up Keke, Stay in your car,” që do të thotë “Lidhe rripin Keki, rri brenda makinës.”,- shkruhej në tabelat e qytetit amerikan.

Në shumë portale në Shqipëri, mesazhi i Kikit u propagandua si ide origjinale e Veliajt, njësoj si fotot që kopjonte nga ish-presidenti Barack Obama.

Humbja e identitetit të Tiranës, Erion Veliaj: Është reale për 200 mijë banorë, por jo për 800 mijë të ardhurit

Të fundit