Flash News

KRYESORE

I infektuari i 6-të në Shqipëri, Braçe jep detaje për rastin e fundit me Covid-19: Veç kaq pak u desh të infektohej

I infektuari i 6-të në Shqipëri, Braçe jep detaje për

Zv.kryeministri Erion Braçe apelon të gjithë ata që janë kthyer nga zonat e prekura me Covid-19, sidomos nga Italia, që të vetëkarantinohen dhe të shmangin vendet me shumë njerëz.

Braçe thotë se rasti i fundit i konfirmuar pozitiv në vendin tonë qëndroi vetëm pak orë në Milano dhe u infektua.

“Njerëz nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni, mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu!

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;

E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetrin ketu e perhap me qef virusin!

Ndaj,

NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU! RI NE SHTEPINE TENDE! SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO! Beje tani!”, shkruan Braçe.

Të fundit