All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“I infiltruari’ i Veliajt në protestë akuzon mediat: Shpresëplotë se një ditë do reflektoni

All - Paragraf - 1

I riu Luis Kasneci u bë i njohur sot pasi ndaloi banorët e ‘Unazës së Re’ t’i bashkoheshin protestës së studentëve. Lëvizja e tij ngjalli dyshime, ndërsa më vonë u publikuan fakte që tregonin se ai ishte një anëtar i FRESH-it dhe përkrahës i 'flaktë' i kryebashkiakut Veliaj.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, Kasneci nuk i ka pritur mirë lajmet e publikuara në media, duke i quajtur si ‘fake news’. Përmes një gjuhe kundërshtuese, ai shton se akuzuesit e tij nuk e dinë se çfarë do të thotë të protestosh dhe se shpresoj se ata do reflektojnë nje dite.

“Gjithmon ka persona qe do sulmohen, ne moment qe su ecin gjerat sic duan ‘atyre protestuesve’ qe mua me ngjiret zeri nga 8 e mgjesit deri ne 8 te darkes. Por ska problem, keto lajme qe dolen sot per mua, esht shum e lehte per ti bere balle, se te gjitha grupet e Fake News, te gjith ata qe kan grupe pune qe duan te sheshojne zjarrin e protestes, apo te bashkojne kauza me ne, esht shum e lehte te perballesh. Ju pres gjithsecilin qe do, te shkruaj kunder meje, ska problem, sepse do vij dita qe do kuptoni se cdomethene qe te protestosh per te drejtat e tua, cdomethen te protestosh per arsimimin tend. Por ska gje, jam shpreseplote qe do reflektoni. Ju mirëpres”, sqaron ai në ‘Facebook’.

Studentët protestojnë prej katër ditësh, duke kërkuar nga Ministria e Arsimit uljen e tarifave të studimit; kërkesa të panegociueshme e tyre.

Të fundit