Flash News

KRYESORE

I jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 4 ish portieri i Vllaznisë

I jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 4 ish portieri i Vllaznisë

Një 60-vjeçar i dha fund jetës sot në qytetin e Korçës, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës në lagjen nr. 2.

 Policia raportoi inicialet e viktimës Gj.K, që rezulton të jetë ish portjeri i ekipit shkodran të Vllaznisë, Gjergji Kushe.

Motivet që e çuan drejt vetëvrasjes janë ende të paqarta, por dyshohet se ai kishte rënë në depresion dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Njoftimi i policisë:

Jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit