Flash News

KRYESORE

I jep makinës ‘pa duar’, Rama mesazh edhe për politikën: Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë

I jep makinës ‘pa duar’, Rama mesazh edhe për

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke i dhënë makinës pa prekur timon me duar, ndonëse nuk ka patentë.

Rama komunikon me ndjekësit e tij, të cilëve u thotë se e kishte parashikuar që nuk do i hynte në punë patenta, pasi makinat do të ecin vetë, ndërsa nuk lë pa përcjellë edhe një mesazh për politikën, duke thënë se timoni i qeverisë për këtë periudhë do të vazhdojë të jetë ai.

“Sa mirë do ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik, por për këtë s’ka mundësi.

Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, njeriu për këtë periudhë jam unë, kurse për makinat po vjen kohë tjetër, ashtu si edhe frenimi automatik për shmangien e aksidenteve”, shprehet Rama ndër të tjera.

Makina është një risi në Shqipëri e teknologjisë 5G që, sipas kryeministrit, pritet të transformojë edhe sektorët e ekonomisë, financave, energjisë dhe deri tek bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.

Të fundit