Flash News

KRYESORE

I jepet lamtumira e fundit familjes Lala, në homazhe edhe Rama e Meta

I jepet lamtumira e fundit familjes Lala, në homazhe edhe Rama e Meta

Sot, familjarë, miq, të afërm, por edhe qytetarë të Durrësit i kanë dhënë lamtumirën e fundit familjes Lala, e cila pësoi edhe tragjedinë më të rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si pasojë e shembjes së vilës 4 katëshe në zonën e ish Kënetës, familja Lala humbi 8 pjesëtarë, pesë prej tyre fëmijë të mitur.

Bëhet fjalë për Marjeta Lala 31 vjeçe, Emilio Lala 6 vjeç, Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç, Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe, Amelia Lala 10 vjeçe, Griselda Lala 22 vjeç, Sadete Lala 50 vjeçe dhe Ilir Lala 52 vjeç.

Nga kjo tragjedi shpëtoi 17-vjeçari Ramë Lala i cili u nxor pas 14 orësh nën rrënoja.

Ndërkohë, pjesë e homazheve kanë qenë edhe përfaqësues të politikës si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryetarja e bashkisë etj.

Të fundit