Flash News

KRYESORE

"I ka mbaruar mandati që në 2017", ish- ministri i Drejtësisë reagon pas shkarkimit të Dvoranit: Ashtu duhet trajtuar edhe Vitore Tusha

"I ka mbaruar mandati që në 2017", ish- ministri i

“Sikurse Dovrani duhet trajtuar edhe Vitore Tusha”, kështu është shprehur në një reagim të tij ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas shkarkimit nga KLGJ të anëtarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Tushës i ka mbaruar mandati si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017, por vijon të qëndrojë në detyrë. “Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha”, thekson Manjani.

Reagimi i Manjanit:

Dvorani biss.

=======

Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha.

Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në qershor 2020.

Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani.

Por LOGJIKA ËSHTË NJËSOJ. Të dy janë mbajtës të një mbandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?!

Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që skanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë).

Në fakt ka një rregull të gjithpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte.

Atëhere përse zonja Tusha trajtohet ndryshe?!

Rregulli i vazhdimësisë së detyrës nuk lidhet me personin që e kryen aty, por me vazhdimësinë e vendimmarrjes së gjykatës ku shërben.

Pra ky rregull nuk është vënë për të bërë gjyqtarët të përjetshëm,por për të garantuar gjykatën funksionale.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Se iku Vitore Tusha nga detyra, për shkak se i ka mbaruar mandati, nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë e Gjykatës.

Ndaj zonja Tusha duhet të ikë. Njësoj si zoti Dvorani, për të njëjtën llogjikë e për të njëjtat arësye.

E drejta kërkon që rastet të trajtohen njësoj. Nuk kanë kuptim rrjeshtat e lodhura të ligjeve tranzitore të pakuptimta.

Që të shmanget debati Dvorani biss, çmoj se zonja duhet të largohet.

P.S. Analiza është thjesht parimore. Personat që përmenden janë profesionistë të nderuar dhe me kontribut në sistem.

Të fundit