Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Lulzim Bashës i duhet gjithë fati që mund t'i bjerë për ta kthyer në rrugë, ndërsa Edi Ramës i mjafton vetja për ta nxjerrë prej gjithë avenjuve të fatit. Në këtë tërthore, me emrin Shkodër, janë të dy shefat e partive politike më të mëdha në vend. Më anti-komunisti i qendrave shqiptare, asnjëherë i fituar nga të majtët, qyteti verior ka rihapur një betejë e cila qendërzon, edhe njëherë, atë që dukej çështje gjysmë e mbyllur, zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kur ngjante se Basha i kishte humbur të gjitha, por kurrë armiqësinë e Jozefinës, dhe Rama i kishte fituar të gjitha, por kurrë kontrollin mbi transgresionet, jemi futur në një rematch pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.
Nuk mund të përdorim logjikën e zonjës Topalli për t'i thënë z. Basha 'e ke ti fajin për Shkodrën', përpara se t'i biem njëherë nga rruga e çnderimit që z. Rama zgjodhi për kryeqendrën e veriut, për komunitetet katolike të zonës, por edhe për politikën në përgjithësi.
Janë argumente tashmë të stër-rrahura 'dobësitë' e z. Rama për të thirrur nën besim dhe armë, ndër katolikët, elementë me të shkuar të dyshimtë, për të mos thënë kriminale, ngaqë pretencat nuk duhet të jenë punë e gazetarëve. Rama nuk është tërhequr asnjëherë nga ky vendim për t'u futur në Veri me profile të papërshtatshme publike, deri në pikën sa i ka fyer komunitetet në Kavajë e lart, duke thënë se këta janë njerëzit që pëlqehen nga banorët e këtyre zonave.
Shkodra, megjithatë, ishte një teprim i teprimeve, apo pika që derdhi gotën e shfrenimit të kryetarit të Partisë Socialiste. Të thuash se Valdrin Pjetri është kriminel, është një teprim, por edhe më shumë i tillë është vendimi i Ramës për ta kandiduar në Shkodër, në një zonë kaq të ndjeshme elektorale, sidomos në një palë zgjedhje të kundërshtuara dhe të kontaminuara si ato të 30 qershorit.
Nuk ka rëndësi e dinte apo nuk e dinte Rama 'njollën' e Pjetrit para kandidimit; e rëndësishme është që publiku e di se shefi i socialistëve është në territore pëlqimi dhe abuzimi me kandidaturat e tij në nivel lokal dhe qendror. Pjetri ishte one too many, do të thonin amerikanët.
Sikur të mos mjaftonte kaq, z. Rama nuk e fut në këllëf tentacionin e marrjes së Shkodërs apo idenë e diversionit permanent me këtë qytet. Valdrini u tërhoq dhe mira e bëri, por nuk tërhiqet Rama me Tom Doshin, dhe kjo e zhbën edhe aktin e Pjetrit. E pranojmë logjkën e kryeministrit se Valdrin Pjetri nuk është kriminel, po pse, bash ai vetë, kërkon të kryejë apo përsëdysë një inkriminim politik duke kërkuar instalimin në Shkodër të një pushteti paralel dhe ilegjitim, një loje të ashpër, të pavend dhe të parrezikshme, me konstituimin e një këshilli bashkiak i cili, nën thirrjen e ngjarjeve të fundit, është një gjë e skaduar, si vetë kryetari i Bashkisë në tentativë.
Logjika e Ramës është e mbushur me arsyet e zemërimit të cilat, dihet, janë të gjitha paradhoma të tërbimit. Pas zemëratës dhe përdorimit të Doshit si 'i dërguar special për Shkodrën', rri frika se Bashkia e madhe nën Voltana Ademin do të jetë një minë e përherëshme në prehrin e legjitimiteti të 30 qershorit. Duke u bërë kështu një kauzë ekselente për një Bashë të cilit nuk i kish mbetur asgjë, veç një fjalori si të aleatit të tij të dikurshëm, Kreshnik Spahiut, dhe shpresës për nje deus ex machina.
Shkodra u paraqit e tillë dhe Basha ta gëzojë. Rama, në anë tjetër, ta kuptojë se teprimet janë toksike. Të nisura për të prodhuar perfeksione, ato pjellin monstra.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38