Flash News

KRYESORE

I këndoi Enverit me grushtin lart, reagon Spaho: Tërmet Peçi, një zarbo që provokon me gotën e rakisë përpara

I këndoi Enverit me grushtin lart, reagon Spaho: Tërmet Peçi,

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka ngjallur reagime të shumta pasi u shfaq duke kënduar për diktatorin Enver Hoxha si dhe duke nderuar me grushin lart.

Kreu u Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho e cilëson të turpshme dhe një provokim të hapur nga ana e kryebashkiakut një veprim të tillë.

“Një tufë zarbosh që kanë pirë raki dhe këndojnë për diktatorin. Imagjinoni çdo ndodhte në Spanjë nëse do këndohej për Frankon, në Gjermani nëse do këndohej për Hitlerin apo në Itali nëse do këndohej për Ducen. Këta këndojnë por me qelbësirat janë ata të cilët lejojnë një zarbo si Tërmet Peçi të provokojë në këtë mënyrë. Turp për Tepelenën dhe turp për të gjithë ata që heshtin dhe e konsiderojnë këtë maskarallëk si diçka normale”, shkruan i irrituar Spaho.

 

Të fundit