Flash News

KRYESORE

I këndon kokainës dhe vajzave të bukura, nipi i deputetit të PS: Xhaxhai, krenar për mua

I këndon kokainës dhe vajzave të bukura, nipi i deputetit të

Reperi Don Phenom, autor i disa hiteve si: ‘Columbiana’ [ft Tayna] dhe ‘Kujt po i han’ [ft. Enca] ka folur për herë të parë për raportet me xhaxhain e tij, deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.

Në emisionin ‘Thumb’, ai u shpreh se është shumë i lidhur me të dhe se ai është krenar për arritjet e tij në botën e muzikës.

“Po ai është axha im dhe e përshëndes. Babi im, ai dhe të gjithë janë rritur në një lagje dhe familja ime është shumë e lidhur”.

Të paska ndjekur ai që u bërë kaq i famshëm? “Jo ky ka qenë një pasion që unë e kam pasur gjithmonë. Që nga babi im, disa familjarë të tjerë, disa kushërinj nuk kanë pas qejf që unë të merrem me rep sepse thoshin që është një sport që nuk na shkon. Deri kur kam filluar të bëj disa hite që janë pëlqyer nëpër Shqipëri. Tani janë krenarë”.

Të fundit