Flash News

KRYESORE

I këndon vazhdimisht armëve dhe drogës, Noizy përmendet në tekstet shkollore

Reperi shqiptar i njohur si Noizy ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku në faqen e një libri shkollor shkuhet për të.

Shpesh herë Noizy ka qenë në qendër të vëmendjes për konflikte me rivalët e tij në muzikë dhe njihet për tekstet me përmbajtje problematike të këngëve, por këngëtari është shprehur krenar për faktin që përmendet në librat shkollorë.

“Në libra shkollorë”, shkruan Noizy mbi foton e publikuar në story-n e Instagram.

Nxënësit duhet të plotësojnë hapësirat bosh në ushtrimin ku është shkruar edhe emri i këngëtarit.

Të fundit