Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artemisa Bushi
(Shpjegim hyrës i nevojshëm)
Sa herë që më duhet të punoj për redaktimin e një libri, e para gjë që mendoj se nga duhet t’ia filloj, është që të kuptoj stilin e autorit. Përherë kam gjykuar se kjo është shumë e rëndësishme. Patjetër që për këtë më ndihmoi konsultimi i vazhdueshëm me autorin e librit, Gazmend Kapllani. Nuk do të marr përsipër të bëj një vështrim kritik të këtij botimi të ri me fjalë të mëdha, por dua të rrëfej thjesht atë që mendova dhe përthitha, pasi lexova edhe fjalën e fundit të romanit, duke i lënë lexuesit të hapur kureshtinë që t’u shkojë deri në fund faqeve të librit. Pa diskutim, në shumë paragrafë kam ndaluar me vetëdije të plotë, për të përthithur çdo grimcë mesazhi rrëqethës dhe kuptimplotë që autori me mjaft mjeshtri ka ditur të na i përcjellë. Dhe këtë e ka bërë duke përzgjedhur fjalën e thjeshtë, por që mbart forcën e duhur për të lënë gjurmë te lexuesi.
. . .
Janë copëza kujtimesh të një emigranti, fate, ndjesi, ngjarje historike, të vërteta të pathëna, përplasje mendimesh, brejtje ndërgjegjeje (ndoshta?) apo mbartja e një faji (ende pa përgjigje?).
Ai kthehet pas shumë kohësh në vendlindjen e tij, që jo rastësisht ia vendos emrin Tersi dhe banorët e tij i quan tersianë. Çfarë gjen në të, si kishte ndryshuar qyteti dhe vetë banorët e tij? Po njerëzit më të dashur që gjeti? A kishin ndryshuar ata?
Dhe ja ku gjendet në një përplasje realitetesh, në dy kohë të ndryshme. Janë përplasje mendimesh të një emigranti, që ndryshe nga shumë të tjerë ka ndier një dëshirë të fortë për t’u larguar nga atdheu dhe për të mos u rikthyer më. Asgjë s’e lidhte me qytetin e lindjes, përveç kujtimeve. Edhe këto, aspak mbresëlënëse.
Dhe personazhi (në fakt vetë autori) ndihet në faj, por s’arrin ta gjejë burimin e këtij faji. Ai pranon se përherë ka ushqyer një ndjesi keqardhjeje për të gjithë e për gjithçka.
Të vetmet kujtime që ia shtonin dozën e keqardhjes, ishte lidhja e veçantë që kishte pasur me nënën e tij. Vetëm ikja e saj nga kjo botë i krijoi ndjesinë e fortë të fajit se kordoni ombilikal që lidhte ekzistencës e tij me qendrën e botës, me qendrën e jetës, ishte këputur si një anije që furtuna e egër i pret litarët dhe e vërvit në mëshirën e detit të tërbuar.
Atë vazhdimisht e mundon pyetja: Mos, vallë, ishte endur si emigrant nga një vend në tjetrin, me shpresën e pavetëdijshme se do të gjente përsëri atë qendër të botës, atë qendër të vetes, të zhvendosur dhunshëm?
Por ende nuk e ka gjetur përgjigjen.
Shpesh ai gjente ngushëllim për këto përgjigje të pagjetura te vështirësitë e udhëtimit, te largësia apo te psikologjia e emigrantëve. Ata gjithmonë premtojnë se do të kthehen, por shumica nuk kthehen kurrë. Dhe ç’ndodh? Ata e sinjifikojnë veten me Uliksin, që vuan nga ndjenja e fajit për t’u kthyer, por, në fakt, a kishte dëshirë Uliksi të kthehej?
Por e vërteta e Ulikstit nuk ka asnjë lidhje me realitetin e miliona Uliksave që braktisin Itakat e tyre duke shkuar drejt së panjohurës, duke luajtur fatin e tyre në kërkim të një ëndrre apo iluzioni, duke shpresuar se atje ku po shkonin do të rikrijonin veten nga hiçi.
Edhe pse personazhi prej vitesh e ndiente veten si koleksionues keqardhjesh, ai gjithmonë e më tepër ndiente se kishte gjetur, më në fund, një atdhe të ri, ku mund të ëndërronte të ardhmen, ku mund të rikrijonte një identitet të ri, ku mund të dashuronte me pasion apo me mendjelehtësi, ku mund të jetonte, të eksperimentonte, të gabonte.
Përgjatë gjithë faqeve të librit, interesante është përplasja e mendimeve dhe e gjykimeve mes vetë personazhit kryesor (autorit) dhe të vëllait. Në fakt, duket sikur kjo i ka shërbyer autorit për t’ia dhënë fjalën edhe vetë ndërgjegjes së tij, që e gjykon dhe e ndjek ngado që shkon: çfarë duhet të ndiente dhe çfarë ndiente. Ky dyzim dhe kjo përplasje ndjesish e vendos lexuesin në pozicionin e gjykuesi.
Ndoshta i takon gjykimit të tij të kuptojë se si mbërritën emigrantët shqiptarë në vendet e tjera – si rrënojë – dhe se pse menduan se ata që i pritën ishin një strehë. Çfarë i detyroi ata të largoheshin përtej kufijve, në atdhe të huaj, mes njerëzve të huaj, në realitete të huaja, duke mbartur vetminë e ikanakëve, të etur që të linin pas të kaluarën dhe të krijonin veten nga hiçi.
Personazhi-ikanak do të shkojë në qytete të tjera, realitete të tjera, ku do të ndihet i poshtëruar, i vlerësuar, i gjykuar, i dashuruar, i zhgënjyer, i etur nga dëshira të rrëfejë të vërtetat, të pathënat dhe të thënat nën zë, por sërish do të rikthehet në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon (liria?), pa kuptuar më parë se nga ke ardhur (të ndierët vetëm?).
Sepse, edhe pse dashuria për njerëzit dhe qytetet, kudo që të jesh është pothuajse e njëjta gjë, është ndjenjë që të vendos në paqe me veten dhe me universin e pafundmë, dashuria më e mistershme është ajo që lind nga dhembja dhe frika e vetmisë. Sepse kështu e ka gatuar natyra njeriun. “Të dojë, para së gjithash, pjesën e njerëzimit së cilës i përket.
*Redaktore e librit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38