Flash News

KRYESORE

I kërcënohet jeta, PD merr në mbrojtje bashkëpunëtorin X

I kërcënohet jeta, PD merr në mbrojtje bashkëpunëtorin

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar se kanë marrë në mbrojtje Albert Veliun, i njohur ndryshe si bashkëpunëtori X, pasi ai ndihet i kërcënuar dhe kanë prova e fakte që e vërtetojnë këtë gjë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Spaho theksoi se ka pasur edhe tentative për ta blerë apo për ta manipuluar Veliun.

Dëshmitari është kërcënuar dhe i kanë ofruar një të afërmi të tij 200 mijë euro që të mohojë dëshminë. Ne nuk dalim mbi bazën e ëndrrave që shikojmë në PD, por fakteve dhe provave. Tentativat për ta kapur u bënë që në fillim duke kërcënuar familjen e tij dhe familja është zhvendosur, tentiva të tjera po bëhen tani për ta blerë, manipuluar apo edhe dëmtuar”, ka deklaruar deputeti demokrat.

Sa i takon dorëzimit të Agron Xahfajt, Spahoi mendon se Prokuoria duhet ta arrestonte, dhe jo ta trajtonte me përkëdheli.

Fakti që u largua i vëllai i Ministrit në atë mënyrë në një kohë që ishte bërë një deklarim publik. Prokuroria duhet të fillonte hetimet, duhet ta arrestonte. Në fakt e trajtoi më përkedhëli, ai shkoi atje dhe bëri ankimimin kundër dy deputetëve dhe punonjësit të PD dhe u largua me të gjithë nderet i shoqëruar nga policia dhe nuk dimë se ku është sot. Në një kohë që ka procedura për ekstradimin e njerëzve që kanë për të kryer vepër penale në shtete të tjera”, pohoi ai.

Ndërkohë opozita ka vendosur të mos ketë raport normal me parlamentin deri në zgjidhjen e kësaj situate, ku PD kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa ka njoftuar se më 26 maj do të organizojë edhe një protestë.

Të fundit