Flash News

KRYESORE

I kërkoi dorëheqjen, Gjonaj i përgjigjet akuzave të Metës: As vetë s’e beson “grushtin e shtetit”, cili është halli i tij i vetëm

I kërkoi dorëheqjen, Gjonaj i përgjigjet akuzave të

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka dalë në një konferencë për mediat për t'iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzat drejtuar ndaj saj.

Sipas Gjonajt, halli i vetëm i Metës është reforma në Drejtësi.

Ajo theksoi se kauza e Metës është fiktive dhe shtoi se as vetë Presidenti nuk e beson versionin e tij se në Ministrinë e Drejtësisë ndodhet një “grup i strukturuar”, që po tenton të bëjë grusht shteti.

Nuk e bëj këtë sqarim as për t'ju përgjigjur presidentit dhe as për t'ju përgjigjur fjalëve të padenja që i ka adresuar në drejtimin tim. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.

Deformimet e renda të këtij shou presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të presidentit janë mbresëlënëse. Kjo vjen si përfaqësues i unitetit të popullit, në momenin që po kalon Shqipëria në prag të negociatave. Presidenti ka një hall, reformën në drejtësi.

Kujt i drejtohet me thirrjen e tij të dëshpëruar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës kushtetuese?

Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare zgjedhjen e Vorpsit. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë nëse Presidenti e beson vetë këtë version. Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare”, tha Gjonaj.

Të fundit