Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I kërkoi Kuvendit të hetojë Institutin, Tufa nxjerr blof Ramën: Kryeministri të ri-informohet, kori enverist e paska rrejt keq
Dje, kryeministri Edi Rama sulmoi drejtpërdrejtë Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e drejtuar nga Agron Tufa.
Gjatë një takimi me veteranët, Rama tha se nuk i beson historisë së shkruar nga fitimtarët dhe se objekt i këtij instituti nuk ka qenë përpara datës 29 nëntor 1944.
Në një replikë në rrjetet sociale, Tufa i përgjigjet kryeministrit duke i kujtuar qartësisht se çfarë citon ligji Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Reagimi:
PËR MEDIAT!
Dhe Kryeministri Rama foli: "...në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut" (5 maj 2019).
Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një "rrenë klluqe". Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.
Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t'u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem "konflikt interesi" në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit"? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:
"a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë". (Neni 3, përkufizime, pika "a").
Pra si t'ia bëjmë asaj pjesës "si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944"?
Kryeministri për këtë periudhë - para 29 nëntorit 1944 - përdor pjesëzën mohuese "nuk mund". Po ja pra, që Ligji thotë "mund" dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standardeve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.
Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorit 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve '90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:
"Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë"
("Refleksione", Shtëpia botuese "Albania", Tiranë 1992, f. 180-181).
Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik "E për-7-shme", mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por "Refleksionet" dhe gazetën "Albania" të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.
Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe... nëse puna jonë ka sjellë dëm...
Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.
Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.
Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.
Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s'është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.
Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.
Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.
Ne s'kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe... po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.
Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38