Flash News

KRYESORE

I kërkoi ndjesë publike në person, Zaida Çobo tërheq padinë për "cenim imazhi" kundër Ardi Veliut

I kërkoi ndjesë publike në person, Zaida Çobo tërheq

E ëma e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo, është tërhequr nga padia për “shpifje” dhe “cenim i imazhit” të saj që bëri kundrejt Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Çobo, e cila prononcim për Report Tv, Çobo shprehet se është tërhequr nga padia ku Veliu i nxori video me armë false në Komisionin e Sigurisë.

Në padi Çobo kërkoi 1 mln lekë dëmshpërblim, por pas ndjesës publike dhe personale të marrë nga Ardi Veliu, ajo është tërhequr nga padia.

"Arsyeja e tërheqjes vjen pasi jam e surprizuar nga veprimi i drejtorit Ardi Veliu pasi pavarësisht se më kërkoi një takim dhe më kërkoi falje fakti që ai e beri dhe publike më çliroi akoma më shumë nga ky moment i vështirë që kam kaluar. Ndihem e gëzuar që kërkoi ndjesë për atë çka bëri dhe ndihem më mirë tani që ai keqkuptim është sqaruar me drejtorin Veliu", tha Çobo.

Megjithatë, pavarësisht tërheqjes për Ardi Veliun, Zaida Çobo sqaron se nuk do të heq dorë nga padia për dhunimin e djalit të saj 15-vjeçar nga policia pse theu karantinën.

Të fundit