Flash News

KRYESORE

I kërkoi seks gruas së divorcuar, psikologia e njohur reagon ndaj gjyqtarit dhe koleges: Ngjarje e neveritshme, të ndiqen penalisht

I kërkoi seks gruas së divorcuar, psikologia e njohur reagon ndaj

Psikologia e njohur Denada Toçe ka reaguar ashpër ndaj video-skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”, ku gjyqtari Roland Hysi i kërkon ryshfet dhe më pas seks gruas së divorcuar, e cila insiston për kujdestarinë e vajzës.

Në një reagim në rrjetet sociale, psikologia e cilëson rastin tronditës dhe kërkon të merren masa urgjente ndaj gjyqtarit dhe psikologes po ashtu të përfshirë në këtë ngjarje.

“Kjo ngjarje është tronditëse dhe e neveritshme... të merren masa nga organet kompetente si në raport me gjyqtarin ashtu edhe me psikologen. I ftoj kolegët e mi, pjesë e këshillit të UP dhe presidenten që të reagojnë zyrtarisht duke thirrur një mbledhje urgjente mbi këtë skandal që cenon seriozisht figurën e psikologut. Të mblidhet komisioni etikës për të marrë një vendim ku Psikologes, t'i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu nga palët e prekura, të çohet për ndjekje penale”, shkruan psikologia.

Të fundit