Flash News

KRYESORE

I kërkon studentit lekë për bursën, mallkimi i Fevziut: Mos i gëzoftë ato 60 mijë lekët

I kërkon studentit lekë për bursën, mallkimi i Fevziut: Mos

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’ ka bërë të ditur bisedën me një student i cili ishte shprehur se personi që i disbursonte bursën i kërkon 15 përqind të saj.

Gazetari ka mallkuar personin që i kërkon lekë studentit për t’i dhënë bursën duke thënë se mund të ketë edhe raste të tjera.

“Më tha në një gjysmë privatësie sepse nuk donte të shprehej, edhe për arsye të kthehej në një problem, më thotë personi që duhet t’i disbursojë bursën i kërkon 15 përqind të bursës për t’i dhënë bursën. S’mbetet asnjë fjalë ti them vetëm mos i gëzoftë ato 60 mijë lekë që merr nga bursa e një studenti që paguhet 450 mijë lekë dhe nuk ka asnjë prind në punë. Dhe jam i sigurt që raste të tjera mund të ketë sa të duash lart e poshtë”, u shpreh Fevizu.

Të fundit