Flash News

KRYESORE

I kërkuan të rikthehet, aktori i humorit refuzon Portokallinë

Janë të shumtë aktorët e larguar së fundmi nga Portokalli. Bes Kallaku, Erion Isai, Olsi Bylyku kanë lënë “Portokalli-në” dhe janë bashkuar në rubrikën e re që pritet të nisë në emisionin “E Diela Shqiptare” dhe para pak ditësh u aludua se ata kanë marrë edhe skenaristin e njohur Vangjel Kozma.

Mirëpo për këtë nuk ka asnjë konfirmim, ama siç duket Portokalli ka nisur kërkimin e figurave të reja për të marrë pjesë në spektaklin e humorit 'Portokalli'.

Sipas 'Iconstyle', televizioni ka ftuar aktorin e njohur Gazmend Gjoka, i cili ka marrë pjesë edhe më parë në spektakël, mirëpo aktori ka refuzuar pjesëmarrjen.

Vite më parë, Gazmendi luante në 'Portokalli' rolin e Bolit dhe atë të Xhonit, ku luante krah 'Ninit të Bules' (Elvis Pupës)

Të fundit