Flash News

KRYESORE

I kishte gëlltitur për t’i trafikuar, 25-vjeçares i nxirren 106 kapsula kokaine nga stomaku

I kishte gëlltitur për t’i trafikuar, 25-vjeçares i

Policia indiane ka arritur të nxjerrë me sukses 106 kapsula kokaine nga stomaku i një 25-vjeçareje e cila i kishte gëlltitur ato për t’i kontrabanduar në vend.

Shtetasja nga San Paulo, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Delhi dhe raportohet se ajo e ka kaluar gjithë javën në spital ku i është dhënë laksativ në mënyrë që të nxirrnin kokainën.

Lënda narkotike kapte vlerën 734.000 dollarëve, ndërkohë që asaj i kishin premtuar 5.000 dollarë për kryerjen e transportit të drogës.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve u shprehën se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që ata kishin nxjerrë ndonjëherë nga trupi i një personi.

Të fundit