Flash News

KRYESORE

I kritikoi demokratët për djegien e mandateve, Duma i përgjigjet Ristanit: Sakrificat ekstreme shpërblehen

I kritikoi demokratët për djegien e mandateve, Duma i përgjigjet

Ish-Sekretarit i Përgjithshëm i PD Arben Ristani e ka quajtur një  gabim të rëndë vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ish-deputetja demokrate Grida Duma i është përgjigjur deklaratës së tij në emisionin “Kjo Javë” duke thënë se ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar.

Më tej Duma shtoi për vendimin për djegien e mandateve, se sakrificat ekstreme shpërblehen.

“Ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar. Sakrificat ekstreme shpërblehen. Sa më i madh risku dhe sakrifica, aq më i madh është shpërblimi. Opozita e ka zbutur revoltën qytetare dhe qytetarët sot janë aksionerë të protestave të tyre. Është investuar shumë në këtë vend. Ka ardhur koha për t’i dhënë kostot klasës së brendshme”, ka deklaruar ish-deputetja Duma.

Të fundit