Flash News

KRYESORE

I kthejnë në atdhe eshtrat e babait, mesazhi prekës i këngëtares shqiptare    

Ashtu siç i kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, mbërrijnë në atdhe eshtrat e babait të këngëtares së njohur, Leonora Jakupi, Qazim Jakupi.

Ditën e djeshme kanë mbërritur në Kosovë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët u rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pas këtij vendimi, këngëtarja ndan me të gjithë lajmin e shumëpritur prej 20 vitesh.

“Mirë se erdhe në Kosovën e lirë, heroi im”, shkruan këngëtarja në një postim në rrjetet sociale, ndërsa më herët Leonora shkruante: “Të dashur familjar, miq dhe dashamirë më 21.09.2018 pas 20 viteve pritje do të prehet i qetë në Kosovën e lirë Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi. Në pamundësi te ju dërgoj ftesa të gjithëve po e shfrytëzoj ketë mundësi te ju ftoj te gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”.

Të fundit