Flash News

KRYESORE

I la në burg gjykata e Kukësit, 11 protestuesit e “Rrugës se Kombit” kërkojnë lirinë në Apelin e Shkodrës

I la në burg gjykata e Kukësit, 11 protestuesit e “Rrugës

Gjykata e Kukësit në mbledhjen e zhvilluar në Tiranë la në burg me 4 prill 11 protestues të “Rrugës së Kombit”.  Protestuesit e arrestuar gjatë natës së 1 prillit kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Kukësit.

Apelimi dhe gjykimi i kësaj kërkese do të bëhet në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Kujtojmë që mbi të pandehurit rëndojnë akuzat, “ shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Seanca u zhvillua në gjykatën e Tiranës për shkak të numrit të madh të të pandehurve dhe u shoqërua fillimisht me tensione pasi deputetët e opozitës kërkuan të ishin të pranishëm në seancë.

Në burg mbetën:

Shpëtim Todaj ;

Xhevahir Hereni ;

Elton Cengu ;

Florian Onuzi;

Shkëlqim Vata;

Xhevahir Gashi;

Ervis Oruci;

Rasim Onuzi ;

Vasil Laçi;

Abdi Haziri;

Edmond Matmuja.

Të fundit