Flash News

KRYESORE

I larë me flori dhe me vlerë prej 4000 eurosh, Messi merr dhuratën luksoze nga kompania e celularëve

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka marrë një dhuratë luksoze nga një kompani e dizajnit të smartfonëve, një telefon i cili kap vlerën e 4 mijë eurove.

Bëhet fjalë për një iPhone XS të larë me flori 24-karat, e dizejnuar vetëm për argjentinasin nga  iDesign Gold.

Celulari i ri i Messit ka të gdhendur numrin 10 të fanelës së tij, emrin e bashkëshortes Antonella dhe ato të fëmijëve Thiago, Ciro dhe Mateo.

Gjithashtu në celular janë stampuar edhe logot e Barcelonës dhe Argjentinës.

Të fundit