Flash News

KRYESORE

“I lidhur me bandat”/ Tjetër mesazh për prokurorin e Durrësit, Rama: Nuk po ‘luajnë mirë’ ata që do ngecin në vetting

“I lidhur me bandat”/ Tjetër mesazh për prokurorin e

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij janë të vetëdijshëm që nuk do të kalojnë dot procesin e vettingut.

Nga forumi ‘Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi’, Rama e cilësoi vettingun një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor, ndërsa paralajmëroi se disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk po ‘luajnë mirë’.

“Jetojmë në një moment jetik për vendin, kemi procesin e vettingut për prokurorët dhe gjykatësit.

Vettingu po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor. Në 180 raste, 68 janë jashtë, edhe në nivele të larta. Ka ende të tjerë që presin të kalojnë këtë proces, disa e dinë që nuk do ta kalojnë dhe nuk po luajnë mirë. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhirë ngjarjesh tragjike, presione dhe dhune”, u shpreh Rama, i cili në seancën e shkuar foli për një prokuror që është i lidhur me bandat dhe i bën presion edhe administratës shtetërore, e konkretisht ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja.

Të fundit