Flash News

KRYESORE

I lidhur me Ilda Bejlerin? Klevis Balliu thyen heshtjen: Është super-gocë, ka thyer tabutë  

I lidhur me Ilda Bejlerin? Klevis Balliu thyen heshtjen: Është

Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur hapur për lidhjen e përfolur në mediat rozë me gazetaren sportive Ilda Bejleri. I ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Balliu përpos politikës, ka pranuar të komentojë edhe një prej aludimeve më të fundit të mediave rozë, lidhja e tij me gazetaren sexy.

Sipas Balliut, me Ildën ka një marrëdhënie vetëm miqësore dhe asgjë më tepër. Sipas deputetit demokrat, ata njihen prej vitesh dhe është një prej vajzave që ka thyer tabutë në ekranet shqiptare dhe emisionet sportive.

“Me Ildën jemi miq. Njihemi prej kohësh dhe ato që shkruhen në media janë “fake news”. E kam shumë shoqe, është super-gocë, super-gazetare. Ka thyer dy-tre tabu në televizionet shqiptare se para se të niste Ilda nuk ka patur vajza që flisnin për sportin. Ato që raportohen për ne nuk janë të vërteta”, u shpreh Klevis Balliu.  

Në mediat rozë, është përfolur që Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu janë të dashur, por duket se tashmë mediat rozë e morën edhe përgjigjen e shumëkërkuar.

 

Të fundit