Flash News

KRYESORE

I mbijetuari rrëfen momentin e vështirë në Kampin e Tepelenës: Kazani u hodh përpjetë me trupin e fëmijës

I mbijetuari rrëfen momentin e vështirë në Kampin e

Debatet mes historianit Pëllumb Xhufi dhe studiuesit Kastriot Dervishi kanë rikthyr në vemendjen e publikut Kampin famëkeq të Tepelenës.

I mbijetuari i këtij kampi, Simon Mirakaj ka treguar se kushtet ishin çnjerëzore, aq sa kujton një moment kur një kazani u hodh përpjet së bashku me trupin e fëmijës.

Momenti më i tmerrshëm ka qenë kur kam parë kazanin duke u hedh përpjet me trupin e fëmijës së një mirditori. E ëma nxorri kazanin për me la rrobat, ndërsa fëmija po ngrohej në atë të ftohtë. Kazani hasi në një minë dhe u hodh në ajër bashkë me fëmijën që ndodhej pranë duke u ngrohur”, kujton Mirakaj.

Në rrëfimin e tij në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës ka treguar edhe rreth vuajtjeve të nënave që shihnin fëmijët e tyre të torturoheshin.

 “Mbaj mend dy fëmijë të cilët u shtrinë barkas nën tela për të gjetur ndonjë frut, gordhicë ose dardha. Në momentin që fëmijët u ngritën u pikasën nga policia. Policia i kapi fëmijët dhe i lidhi në një shtyllë. I mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy sepse i vendosnën afër çezmës dhe aty frynte. Edhe sot e kam kujën e tyre në vesh kur thërrisnin “Oj nanë po na hanë shtrigat”, u shpreh ai.

Po ashtu, Mirakaj, i cili ka qenë i internuar për 45 vjet ka shtuar njerëzit ushqeheshin me çfarë të gjenin, ndërsa një pjesë e madh e të burgosurve vuanin nga uria.

Të fundit