Flash News

KRYESORE

“I morën peng për Tiranë”, deputeti flet për takimin e Ramës: Dikur rrëmbimet vinin nga dashuria, sot nga urrejtja

Deputeti i PD, Luçiano Boçi akuzon në një status në rrjetet sociale kryeministrin Edi Rama se në takimin e tij me mësuesit, këta të fundit ‘rrëmbehen’ me zor për në Tiranë.

Sipas deputetit, mësuesit janë selektuar dhe janë marrë për të qenë pranë DAR-eve, pa asnjë njoftim të mëparshëm.

Statusi i plotë:

KRYEMINISTRI QË RRËMBEN

MËSUESIT

Ka ngjarë sot!

Kryeministri ka “rrëmbyer” me zor mësuesit.

Si shkuese-ndërmjetëse ka përdorur si gjithmonë Nikollën.

Mësuesit janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve.

Aty janë gjendur para rrëmbimit.

I kanë marrë peng e i kanë hipur në autobuza me pahir për në Tiranë, pa asnjë njoftim të mëparshëm.

Sepse paskan një takim “të ngrohtë” me rrëmbyesin-Ramë.

Ehhhh si ka shkuar kjo punë?!

Dikur rrëmbimet bëheshin nga dashuria, tani bëhen nga urrejtja.

Nqs ka një kategori që Kryeministri e urren me shumë, këto janë mësuesit.

Çfarë nuk i ka bërë?!

E megjithatë përsëri i rrëmben.

I merr me zor t’i tregojë dhe përrallat e mashtrimet e përvitshme.

Të fundit