Flash News

KRYESORE

I mori trofeun Klajdi Musabelliut, Anjeza Shahini kujton kohët e “Ethet e së Premtes”

Anjeza Shahini është ndër këngëtaret që do mbetet e paharrueshme për talentin e saj. Anjeza mori pjesë te “Ethet e së premtes” në vitin 2002, nën drejtim e moderatorit  Adi Krasta.

Këngëtarja rrëmbeu çmimin në natën finale, përballë konkurrentit Klajdi Musabelliu.

Duket se fituesja e edicionit të parë, Anjeza Shahini, është bërë nostalgjike për ato momente të arta dhe është kthyer pas në kohë duke postuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet në atë skenë.

Këngëtarja ka ndryshuar shumë në paraqitjen e saj, por zëri mbetet unik.

Emra si Elvana Gjata, Rosela Gjylbegu, Vesa Luma, Samanta Karavella e shumë të tjerë kanë qenë pjesë e tij në vite të ndryshme.

 

Të fundit