Flash News

KRYESORE

I moshuari nga Shkodra fiton betejën me COVID-19 pas 40 ditësh të vështira në spital

I moshuari nga Shkodra fiton betejën me COVID-19 pas 40 ditësh të

Një 76-vjeçar nga Shkodra ka fituar betejën me COVID-19, pas 40 ditësh të vështira në spital. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor

Mos e ulni vigjilencën👉🏼 të zbatojmë rregullat 🤜#COVID19🤛" shkruan Manastirliu.

Vendi jonë ka regjistruar në total 10406 persona të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 6189 janë shëruar, 319 kanë ndërruar jetë dhe 3901 janë aktualisht aktivë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1040940576361992/?type=3&theater

Të fundit