Flash News

KRYESORE

I ndaluari për 613 kg kokainë kallëzon në SPAK prokurorin e çështjes

I ndaluari për 613 kg kokainë kallëzon në SPAK prokurorin e

Një i arrestuar që akuzohet se ka porositur 613 kg kokainë, ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), prokurorin e çështjes Ervin Kondili si dhe oficeren e policisë gjyqësore, Migena Haxhia.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Abi Garden” e cila merrej me importin dhe shitjen e bananeve në vend, por që një vit më parë u ndalua pasi u kap sasia e madhe e kokainës.

Sipas avokatit të palës paditëse, Çekaj pretendon se ka një akt të falsifikuar në lidhje me hyrje-daljet e tij në sistemin TIMS.

“Më datë 28. 02. 2018 është bërë këqyrja e të dhënave të sistemit TIMS për Çekajn dhe ka rezultuar se dalja e fundit e regjistruar është 12. 03. 2015 nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas dhe hyrja e fundit më datë 11. 02. 2018 në Muriqan”

Por dokumentet e tjera shkresore të marra nga OPGJ në Durrës, provojnë se Çekaj ka 50 dalje jashtë vendit dhe jo siç ka pretenduar prokurori në konkluzionet e tij. Në këtë kallëzim janë përfshirë dhe transkriptime të bisedave telefonike mes të pandehurit Çekaj dhe një oficeri policie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi 21 vjet burg për Çekajn pasi e akuzon për trafik dhe shitje të lënëve narkotike.

I ndaluari mohon se ka patur dijeni për lëndën narkotike, e po ashtu pretendon se kontejnerët ku u gjet droga nuk janë në pronësinë e tij.

Të fundit