Flash News

KRYESORE

I ndërpreu fjalën në tryezën e Integrimit, Rama ironizon Hajdarin: Patjetër zonja Topalli!

I ndërpreu fjalën në tryezën e Integrimit, Rama ironizon

Vijon takimi në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ku të pranishëm janë edhe Presidenti Meta, kryeministri Rama, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi.

Një moment interesant i këtij takimi ka qenë gjatë ndërhyrjes së Rudina Hajdarit, e cila si kryetare e Komisionit të Integrimit, i ka ndërprerë fjalën Ramës gjatë kohës që ky i fundit po fliste.

“Nuk e kuptova ndërhyrjen... A patjetër zonja Topalli!”, ia ka kthyer Rama pasi Hajdari i tregoi se ky ka kaluar limitet e kohes për të folur.

Kujtojmë se, gjatë takimit të sotëm, në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se kjo është hera e fundit që palët bëjnë marrëveshje në ambasada dhe se pavarësisht problematikave me Ilir Metën, tryeza për dialog për Reformën Zgjedhore mund të bëhej në Presidencë, apo edhe te komunitetet fetare, por jo në ambasadat e huaja.

Të fundit