Flash News

KRYESORE

I ngacmuan të fejuarën, zbulohet si nisi sherri me thika në Tiranë

I ngacmuan të fejuarën, zbulohet si nisi sherri me thika në

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy të rinjë.

Sipas të dhënave nga policia, 27 vjeçari me inicialet A. M. ndodhej në një lokal me të fejuarën e tij me inicialet K. K. rreth 23 vjeçe.

Në lokal kanë qenë edhe tre të rinj, të cilët kanë ngacmuar të fejuarën e 27-vjeçarit. Në këtë moment ky i fundit përleshet me tre të rinjtë jashtë lokalit. Nga përplasja 27-vjeçari dhe e fejuara e tij kanë mbetur të plagosur, pasi janë qëlluar me thikë nga të rinjtë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë dhe aktualisht raportohet nga policia se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që tre autorët e plagosjes, H.N, Ç. Sh dhe F.P. janë arrestuar menjëherë nga blutë e Tiranës.

 

Të fundit