Flash News

KRYESORE

I ‘nxitur’ nga Plarent Ndreca, Rama nis hetim adimistrativ për Karabinën

I ‘nxitur’ nga Plarent Ndreca, Rama nis hetim adimistrativ për

Pak më parë në Ministrinë e Arsimit kanë zbarkuar inspekorë të antikorrupsionit, ndërsa gazetari Mariglen Mërtiri siguron dokumentin që tregon se urdhri për këtë kontroll është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, kontrolli ka nisur pas dy shkresave t ish-sekretarit të Përgjithshëm në këtë institucion, Plarent Ndrecës për 35 shkelje ligjore që ai pretendon se i ka kryer ministrja.

“Kryeministri ka vendosur hetimin administrativ të veprimtarisë së ministers së Arsimit, Mirela Karabina, e cila dyshohet se ka kryer shkelje të rënda në funksionimin ligjor të Ministrisë së Arsimit për emërimet, për veprime të paligjshme ndaj nënpunësve civil, për presionin ndaj administratës publike, për informacionet e rreme të përcjella në publik si dhe për shkeljet në qarkullimin e shkresave në institucion”,- sqaroi Mërtiri për Balkanëeb.

Sipas burimeve ministrja dyshohet për mbi 30 shkelje ligjore, të cilat i janë përcjellë Ramës gjatë fushatës, pas fushatës dhe në kohën e shkarkimeve që ka bërë ministrja.

Të fundit