Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I nxorri mashtrimet si politikan, gazetari: Unë e hëngra, por arsyeja pse më sulmoi Ben Blushi tek Top Channel
Ditën e djeshme, emisioni ‘Top Story’, publikoi premtimet e bëra dhe të pambajtura nga ana e politikanëve. Mes tyre ishte edhe ish-deputeti socialiste Alfred Peza.
Në emision ishin marrë tre premtime të bëra nga Peza dhe të cilat nuk ishin mbajtur.
Në kronikë thuhej se Peza, u premtoi çifteve që do martoheshin brenda mandatit të tij, se njëri prej tyre do ketë punë të mirë, ku realiteti tregon se një pjesë e madhe e tyre nuk janë të punësuar.
Gjithashtu, vijon më tej, krinika e Top Channel, ai nuk la pa premtuar se fshatin Pajova në rrethin e Elbasanit do e kthente në Bashki dhe do binjakëzonte ekipin e Peqinit me atë të Laçit, premtime këto, sipas emsionit ‘Top Story’, sa absurde aq dhe të pambajtura.
Për këtë kronikë të publikuar nga emisioni ‘Top Story’, reagoi Alfred Peza. Në një shkrim të titulluar ‘Pse më sulmoi Ben Blushi tek Top Channel’, të botuar në portalin Alpenews, Peza tregon shkakun pse drejtroi i këtij televizoni e sulmoi.
“Rreth 2-3 ditë më parë nëpër media të ndryshme u dha një lajm sipas të cilit Komisioneri për Mbrotjen e të Dhënave Personale ka shpërndarë një shkresë zyrtare ku sqaronte se Hotel Plazza në qendër të Tiranës përgjon dhe survejon klientët e saj me kamera edhe në ambjentet private. Këtë lajm e postoi edhe Alpenews.al. Pak më vonë njerëz të partisë së Blushit në media, na ofruan këtë shkrim që po e botojmë më poshtë.
E meqenëse ne, nuk e plotësuam këtë tekë të drejtorit “kryetar partie”, ai na nxorri sot në fletërrufe. Unë sot e hëngra e nuk është çudi që ekranin kombëtar, Beni ta pëdori prapë në vijimësi kundër meje, se helbete me hallatatet e Tanit të ndjerë, sot me sa duket është kollaj që ta bëjë. Por tani e tutje, bëni kujdes ju të tjerët. Se BB po ju vëzhgon!”, shkruan ndër të tjerash Peza.
Shkrimi i Alfred Pezës
ALFRED PEZA/ Pse më sulmoi Ben Blushi tek Top Channel
Në televizionin kombëtar “Top Channel” që drejtohet nga një “Kryetar partie”, ishin përgatitur një seri kronikësh për premtimet e pambajtura të politikanëve shqiptarë, ku krahas Kryeministrit Edi Rama dhe ish Kryeministrit Berisha, ishte edhe një kronikë e plotë për politikanin Alfred Peza.
Kjo gjë përveçse ma ngre stekën aq lart sa unë as nuk e kam ëndërruar ndonjëherë, po më bën edhe më shumë koshient se përse kishte aq shumë vrer e ligësi kundër meje në 20 muajt e fundit, për një çështje për të cilë siç është bërë publike tashmë, gjykata më shpalli TE PAFAJSHEM.
Unë kam mbi një vit që jam tërhequr nga e drejta e kandidimit dhe nuk jam më deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Ndërkohë që premtimet që më atribuohen me shtrembërime dukshëm dashakeqe, janë nxjerrë nga arkiva e rreth 5-6 viteve më parë, atëherë kur udhëheqësi i listës së kandidatëve për deputetë të PS për qarkun e Elbasanit, ishte as më pak e as më shumë por vetë drejtori “Kryetar partie” i Top Channelit, Ben Blushi.
Për shumëkënd mund të jetë çudi se si një një njeri që ka qenë atë kohë krah meje për javë e muaj me radhë në gjysmën e parë të vitit 2013, paska pritur të bëhet drejtor “kryetar partie” i një media, për të më kujtuar në gjysmën e dytë të 2018, premtimet që paskemi bërë bashkë. Eshtë po i njëjti, pra po Ben Blushi, ai që ka shkruar edhe një parathënie të librit tim “Ditari i 23 qershorit”, dedikuar tërësisht kësaj fushate dhe këtyre premtimeve që ai i paska “zbuluar” sot.
As në libër por as atëherë, ai që ishte udhëheqësi i fushatës sime elektorale, nuk më ka bërë asnjë vërejtje. Përkundrazi. Ju siguroj se ka shkruar gjëra aq të bukura për punën time, sa duke e krahasuar me kronikën që ka transmetuar tani, më e pakta që mund të bëjë një njeri me cipë, është që të skuqet.
Nëse do ta njihja Blushin sot, me siguri që do kisha vrarë mëndjen shumë se çmund të ishte ai shkak madhor që e paska detyruar një televizion kombëtar që më ka ofruar sëfundi edhe një kontratë për të qenë pjesë e emisioneve të tij si analist politik, për të më kushtuar një kronikë të posaçme për premtimet e mia si deputet pa qenë më fare deputet. A thua mbaruan punë me 140 deputetët aktualë, me nja 20 ministra dhe nja 10 kryetarë partish parlamentare që Top Channeli i madh të meret me Alfred Pezën?!
Por, është shumë më e thjeshtë sesa mund ta mendojë gjithëkush. Shkaku është krejt fëminor. Gati gati është si një lojë cic mici fëmijësht të cilën e kisha harruar qëshkurse shihja filmin “Beni ecën vetë”. Por në vend të këngës në pyll, Beni ka nisur të këndojë me zërin e të tjerëve në ekranin e Top Channel.
Shkaku i këtij sulmi të Blushit ndaj meje është i thjeshtë:
Rreth 2-3 ditë më parë nëpër media të ndryshme u dha një lajm sipas të cilit Komisioneri për Mbrotjen e të Dhënave Personale ka shpërndarë një shkresë zyrtare ku sqaronte se Hotel Plazza në qendër të Tiranës përgjon dhe survejon klientët e saj me kamera edhe në ambjentet private. Këtë lajm e postoi edhe Alpenews.al. Pak më vonë njerëz të partisë së Blushit në media, na ofruan këtë shkrim që po e botojmë më poshtë.
E meqenëse ne, nuk e plotësuam këtë tekë të drejtorit “kryetar partie”, ai na nxorri sot në fletërrufe. Unë sot e hëngra e nuk është çudi që ekranin kombëtar, Beni ta pëdori prapë në vijimësi kundër meje, se helbete me hallatatet e Tanit të ndjerë, sot me sa duket është kollaj që ta bëjë. Por tani e tutje, bëni kujdes ju të tjerët. Se BB po ju vëzhgon!
Shkrimi që i refuzuam Blushit për ta botuar:
Gjatë ditës së sotme u publikua në media shkresa zyrtare e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku sqaron se Hotel Plaza në Tiranë përgjon dhe survejon klientët e saj me kamera edhe në ambientet private. Për pasojë, ndaj këtij hoteli, ndër më të shtrenjtët në Tiranë është ngritur edhe një padi nga ana e klientëve që e kanë frekuentuar.
Por, ky fakt risjell në vëmendje edhe një herë, një nga debatet që mori vëmendjen e mediave, referuar disa fotove të publikuar në ambientet e jashtme të Hotel Plaza-s, ku shiheshin qartë në një takim ‘kokë më kokë’ Ben Blushi, Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel me gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Nga të dhënat, rezulton se takimi mes tyre është realizuar më datë 24 maj të këtij viti, ora 18:04:41 sekonda, në bar-kafenë e një hoteli të njohur në qendër të kryeqytetit dhe ka zgjatur deri në orën 07:25:52 pasdite.
Nga ana tjetër, shkresa e komisionerit siç edhe duket nga kryeradha e shkresës, është hartuar që më 19 prill të këtij viti, pra disa javë para se të publikohet takimi Blushi-Dvorani, përmes kamerave të sigurisë së hotelit të njohur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
