Flash News

KRYESORE

I pagabueshëm te penalltitë, Rakitiç ia kalon meritat vjehrrës së tij

I pagabueshëm te penalltitë, Rakitiç ia kalon meritat

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka qenë vendimtar nga pika e bardhë e penalltive, teksa ka kualifikuar 2 herë Kroacinë në raundet pasardhëse.

30-vjeçari ka gjuajtur i pesti dhe penalltitë e tij kanë vendosur fatin e kroatëve ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

Ylli i Barcelonës ka zbuluar se pas këtij suksesi qëndron një provokim i vjehrrës së tij që ajo ia kishte bërë në vitin 2014, kur ishte pjesë e Seviljas.

“Pasi humba një penallti ndaj Rayo Vallecano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, u shpreh Rakitiç, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Duke parë pasigurinë e Luka Modriç nga penalltitë, Raktic është shpëtimtari i vetëm i Kroacisë nëse fati i tyre do të varet prapë nga penalltitë.

Edhe nëse ndeshja gjysmëfinale ndaj Anglisë shkon me penallti, kroatët nuk kanë ndonjë arsye për panik, pasi Rakitiç është aty, gjithnjë i saktë me 'leksionin' e vjehrrës.

Të fundit