Flash News

KRYESORE

“I paqartë, shtyp fjalën e lirë”, Balla: Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje

“I paqartë, shtyp fjalën e lirë”, Balla: Komisioni i

Komisioni i Venecias ka publikuar dje opinionin final mbi paketën anti-shpifje. Në opinion theksohet se ligji ka probleme me lirinë e fjalës dhe përmban çështje që nuk janë gati për miratim.

Megjithatë, ndryshe është lexuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha para gazetarëve se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, si një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.

“Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit. Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm pasi të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias.

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online.

Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve. Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Balla.

Të fundit