Flash News

KRYESORE

I pari evropian që vizitoi Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit, flet Rama: Ishte planifikuar që në 2017-ën

I pari evropian që vizitoi Arabinë Saudite pas vrasjes së

Politiko.al raportoi më 8 shkurt se kryeministri Edi Rama ishte i pari përfaqësues i një shteti evropian që vizitonte Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, më 2 tetor të 2018-ës.

Rama u pyet për këtë çështje në emisionin ‘Real Story’, ku gazetari Sokol Balla shkoi përtej me provokimin e tij, duke ngritur dyshime nëse kryeministri shqiptar kishte përcjellë në Riad ndonjë mesazh nga Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë. Sipas Ramës, kjo vizitë ishte planifikuar që në 2017-ën, por për rrethana të caktuara ishte shtyrë.

“Ishte një vizitë e planifikuar që ishte shtyre disa herë. Ishte planifikuar të ndodhte përpara zgjedhjeve të 2017-ës, më pas u shty prap dhe tani u krijuan rrethanat. Të tjerat nuk mund t’i them (qesh)”, u shpreh Rama.

Sipas një vëzhgimit të Politiko.al, Edi Rama ishte kryeministri i parë nga Evropa që vizitoi Arabinë Saudite pas vrasjes së Jamal Khashoggi, ndërkohë që liderët e tjerë që kanë mbërritur në Riad i përkasin shteteve të Afrikës dhe Azisë.

Rama konfirmon tensionin me Ditmir Bushatin: Ka lëvizur nga fusha për t’u ulur në stol

Të fundit