Flash News

KRYESORE

I pastrehë në Itali, gjendet i vdekur 47-vjeçari shqiptar

I pastrehë në Itali, gjendet i vdekur 47-vjeçari shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në rrugët e Milanos. Mediat  italiane shkruajnë se viktima ishte i pastrehë, ndërsa u gjet i vdekur në një nga stolat në rrugën “Sidoli” pranë Piazza Novellit.

Një kalimtar i rastit ka njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë mbërritur në vendngjarje kanë  konfirmuar vdekjen e tij. Dyshohet se vala e parë e të ftohtit ka qenë shkak për vdekjen e tij.

Sipas provave të para të mbledhura nga policia, 47-vjeçari kishte marrë një urdhër dëbimi nga autoritetet italiane.

Të fundit