Flash News

KRYESORE

I përfshirë në 21 grabitje dhe 20 vrasje, krimineli i rrezikshëm rus dyshohet se fshihet në Shqipëri

I përfshirë në 21 grabitje dhe 20 vrasje, krimineli i

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti në mungesë për Revaz Kakhmazov, 44 vjeç, i njohur si drejtues i botës kriminale në këtë shtet. Revaz Kakhmazov, i njohur ndryshe edhe si Rezo Lotkinsky, akuzohet për grabitje, si dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas disa mediave ruse, grupi i Kakhmazov, që besohet se ka rreth 18 anëtarë, është përfshirë në 21 raste zhvatjesh dhe kanë shkaktuar 20 viktima.

Por ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën janë dyshimet e autoriteteve të Rusisë se krimineli i rrezikshëm mund të fshihet në Shqipëri. Sipas tyre, Revaz Kakhmazov ka nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Ai është dhëndri i Zakhar Kalashov (Shakro Molodoy) i njohur  si udhëheqësi i botës kriminale ruse.

Të fundit