Flash News

KRYESORE

I përmendi ish të dashurës emrin në klip, fansat acarohen keq: Është 2020-ta dhe Justin e ka ende emrin e Selena Gomez në gojë

Para dy ditësh,  Drake dhe Dj Khaled sollën këngën e tyre “Popstar”. E veçanta e kësaj kënge është se pjesë e saj është edhe Justin Bieber, i cili në fakt nuk këndon por është pjesë e klipit. Fabula e kënfës është e tillë që Khaled pas këngës me Drake, i kërkon atij edhe një videoklip, por meqë reperi nuk  nuk e ka me shumë qejf, i kërkon “një nder” Justin Bieber dhe merr atë për të bërë videoklipin në vend të tij. Justin Bieber është pjesë e gjithë klipit dhe në fakt ai nuk këndon por vetëm lëviz buzët (lip-sync). Në një moment të këngës, ai përmend emrin e Selenës, ish-të dashurës së tij - “Look, Ariana, Selena, my Visa” -  dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave të cilët e kanë komentuar gjerë në rrjetet sociale: “Është 2020-ta dhe Justin e ka ende emrin e Selena Gomez në gojë.” “Justin Bieber duhej të përmendte Selenën në videon e “Popstar”. Kjo është pak e sikletshme.” “Diçka tipike e Justin është se ai do gjejë gjithmonë një mënyrë për t’u përfshirë me Selenën.”

Të fundit